Marshim i arbëreshëve në Shkodër

Shkodra

Marshim i arbëreshëve në Shkodër

Më: 24 prill 2017 Në ora: 05:11
Arbreshet

Një grup i Arbëreshëve të Italisë manifestoi sot pasdite nëpër rrugën qendrore të qytetit të Shkodrës me kostumet, vallet dhe këngët e tyre tradicionale duke dëshmuar rrënjët dhe identitetin e tyre kombëtar.

Manifestimi synon të tërheqë mbështetjen e Shqipërisë, për kërkesën që arbëreshët i kanë paraqitur UNESCO-s për njohjen e tyre si pasuri e kulturës botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat