Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se godina ndodhej pranë poliklinikës dhe ka shërbyer si ‘pub’. Nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset pasi kanë vajtur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.