Basha përmend për herë të parë në emër Jozefina Topallin dhe këtë e bën në Shkodër

Shkodra

Basha përmend për herë të parë në emër Jozefina Topallin dhe këtë e bën në Shkodër

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 20:23
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përmendur për herë të parë ne emër Jozefina Topallin, që pas vendimit për të mos e përfshirë atë në listën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha zgjodhi hapjen e fushatës në Shkodër për të falenderuar publikisht Topallin, Irma Koplikun dhe Helidon Bushatin për kontributin që kanë dhënë në Partinë Demokratike.

“Dua të falenderoj ata që kanë kontribuar në PD, duke nisur nga zonja Jozefina Topalli, Irma Kopliku dhe Helidon Bushati”, u shpreh Basha përpara shkodranëve.

Basha nuk u ndal më gjatë te të përjashtuarit duke u fokusuar në kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat