Vasili në Shkodër: Ftoj dy “rilindasit” në debat

Shkodra

Vasili në Shkodër: Ftoj dy “rilindasit” në debat

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 17:52
Petrit Vasili

Nga Shkodra, kryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur i gatshëm të përballet në një debat publik me rivalët e tij politikë, kryeministrin Edi Rama si dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në fjalimin e tij përpara simpatizantëve, Vasili ka deklaruar se shqiptarëve u duhet një plan konkret për të ecur përpara dhe jo “poema”, siç i ka quajtur ai fjalimet e rivalëve. “Këtu nga Shkodra, nga ky shesh burrash, unë ftoj këta dy rilindasit e tjerë. Le të përballemi në një debat ku të duan ata dhe të vëmë ne planin tonë për Shqipërinë, që i hap perspektivë gjithë njerëzve të lirë; dhe ata planin e tyre për oligarkinë. Pasi më 25 qershor, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë duhet përqasur himni i gëzimit dhe jo poema e mjerimit”, deklaroi Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat