Ende pa u hapur burgu zbulohet skema e mashtrimit me punësimet

Shkodra

Ende pa u hapur burgu zbulohet skema e mashtrimit me punësimet

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 09:52
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë ka zbuluar një skemë mashtrimi që lidhet me punësimet në burgje.

Referuar deklaratës së saj, bëhet me dije se ky mashtrim u zbulua pas një hetimi në IEPV e Shkodrës, ndërsa thekson se ka vënë në dijeni për këto fakte që disponon, Prokurorinë dhe Policinë. Sipas të dhënave të MD-së, rezulton se punësimet janë kryer në 24 maj, ndërsa ky institucion i vuajtjes së dënimit hapet në shtator. “Kanë krijuar akte të rreme sikur i kanë emëruar njerëzit. Në fakt nuk kanë bërë asnjë procedurë të vlefshme. Nuk është protokolluar asnjë akt zyrtar”, pohojnë burime nga Ministria e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat