Shkodër, dëmtohen kanalet vaditës

Shkodra

Shkodër, dëmtohen kanalet vaditës

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 17:51
Kanalet vaditës

Në mesin e sezonit të vaditjes, persona të papërgjegjshëm kanë vendosur lende plasëse ne kanalin vaditës në fshatin Shkjezë të Njësisë Administrative të Bushatit në Bashkinë Vau Dejës. Një fakt i tillë është denoncuar nga drejtues të Bashkisë të cilët kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit për të bere riparimin e dëmeve te shkaktuara. Isa Muriqi ,banor i zonës shprehet se “njerëz të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar më lëndë plasëse apo mjete të tjera, kjo nuk dihet e saktë, një pjesë të kanalit vaditës.

Në këtë kohë kur bashkia e Vaut të Dejës ka lëshuar ujin për  vaditje dëmtohet kanali duke lënë pa ujitur tokat e Barbullushit, Kuklit, Bishtit të Jukës etj. Kjo është një masakër dhe I bej apel të gjithë banorëve se kanali vaditës na shërben të gjithëve, të majtë e te djathtë, sidomos në këtë stinë . Kanalet vaditëse e kulluese duhet të mirëmbahen pasi janë të të gjithëve, na shërbejnë të gjithëve pa dallim partish”.

Gentian Ndoj ,sekretar i  këshillit të Bashkisë Vau i Dejës thotë se ajo që ka ndodhur është një dëm kolosal sidomos ne sezonin veror kur uji për vaditjen e prodhimeve është  i domosdoshëm. Dëmtimi i kanalit dëmton disa fshatra  kur dihet se Bashkia Vau i Dejës përparësi ka bujqësinë dhe uji duhet për prodhimin. Dëmtimi lë pa ujë për vaditje tokash fshatrat e pjesës së poshtme që jetojnë me bujqësi. I bëj thirrje të gjithëve të denoncojnë këdo që dëmton pronën e te gjithëve, pasi kanali i shërben të gjithë komunitetit pavarësisht bindjeve politike”. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, më shumë se 4 fshatra të njësisë administrative të Bushatit rrezikohen të mos kenë ujë për vaditje, ndërkohë që sipas të dhënave nga Bashkia e Vaut të Dejës behet me dije se dëmi do të riparohet në një kohe rekord për t’i ardhur në ndihme fermerëve. Bashkia e Vau e Dejës fton prokurorinë të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat