Shkodër/ Policia rrethon në banesë autorin e vrasjes

Shkodra

Shkodër/ Policia rrethon në banesë autorin e vrasjes

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 00:59
Policia e Kosovës

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:

Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe Dritan Ymeri ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ilir Aliaj, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi Ilir Aliaj 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.

Autori i dyshuar shtetasi Dritan Ymeri  sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat