Zjarr i fuqishëm në kodrat e fshatit Bërdicë në Shkodër

Shkodra

Zjarr i fuqishëm në kodrat e fshatit Bërdicë në Shkodër

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 17:57
ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e fshatit Bërdicë në rrethin e Shkodrës.

Zjarri i ndihmuar edhe nga era, po afrohet me shpejtësi pranë banesave dhe varrezave të fshatin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende saktësisht shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ka rënë nga pakujdesia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat