Burri prej 4 vitesh në Amerikë, nusja në Shkodër kërkon divorcin, por vjehrri...

Shkodra

Burri prej 4 vitesh në Amerikë, nusja në Shkodër kërkon divorcin, por vjehrri...

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 22:16
Policia e Shkodres

Një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre janë shoqëruar në komisariat nga Policia e Shkodrës, pas një kallëzimi të bërë nga nusja e djalit, se i kanë marrë fëmijët.

Gruaja 32-vjeçare me inicialet L.N është në proces divorci me bashkëshortin e saj i cili jeton në Amerikë prej 4 vitesh, por në kallëzimin e bërë në polici, thotë se dy fëmijët e saj 8 dhe 4 vjeç mbahen nga vjehrri, Z.N 65 vjeç. 

Pas kallëzimit policia ka mbërritur në banesën e tyre, por bashkëshortja Gj.N e tij, vjehrra e nuses, 57-vjeçarja me inicialet Gj.N dhe vajza e saj. M.Rr 34 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. 

Të tre ata janë shoqëruar në komisariat. Ndërsa materialet procedurale i janë referuar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat