Thahet liqeni i Shkafanës në Gjirin e Lalëzit, kjo është panorama e trishtë që ofron

Shkodra

Thahet liqeni i Shkafanës në Gjirin e Lalëzit, kjo është panorama e trishtë që ofron

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:18
Liqeni Shkodrës

Liqeni i Shkafanës në gjirin e Lalëzit duket se tashmë nuk të dhuron asgjë tjetër përveç erës së rëndë të peshqve të ngordhur.

Prej ditësh ky liqen është tharë plotësisht, e duket se për aq kohë sa nuk do të ketë reshje shiu, do të ofrojë këtë panoramë të trishtë.

Image

Liqeni i Shkafanës është një ndër vendet më të preferuar nga qytetarët, të cilët e zgjedhin atë për të kaluar ditë pikniku, për t’u çlodhur me familjarët.

Le të shpresojmë që shumë shpejt ky liqen do të marrë pamjen e tij të mëparshme dhe gjallesat të qëndrojnë brenda ujërave të tij, ashtu siç ka lezet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat