Policia kufitare e Shkodrës sekuestron 67.5 kg kanabis, poseduesit ia mbathin

Shkodra

Policia kufitare e Shkodrës sekuestron 67.5 kg kanabis, poseduesit ia mbathin

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 15:10
Ilustrim

Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të Shkodrës dhe atë të Malit të Zi është zhvilluar ditën e sotme.

Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjesit kanë konstatuar tre persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportonte nga një thes ku dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Personat në fjalë, pasi kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike në shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi.

Policia Kufitare  gjatë krehjes së zonës ka gjetur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se po vijon krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat