Eksploziv banesës së 29 vjeçarit në Shkozë, flasin banorët: Dolëm të tmerruar - Bota Sot
Eksploziv banesës së 29 vjeçarit në Shkozë, flasin banorët: Dolëm të tmerruar

Shkodra

Eksploziv banesës së 29 vjeçarit në Shkozë, flasin banorët: Dolëm të tmerruar

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 18:14
Policia

Dera e apartamentit të Kreshnik Mihjas, 29-vjeçarit nga Shkoza që iu vu tritol në orët e para të ditës së sotme është shkatërruar plotësisht pas shpërthimit.

Dëmtimet kanë marrë edhe dyert e apartamenteve të kateve të tjera.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, aq sa është dëmtuar dera e hyrjes së pallatit dhe muret.

Banorët shprehen të tronditur dhe thonë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe se ka dëmtuar disa banesa.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen. Burimet thonë se ende nuk kanë asnjë pistë se përse i është vënë tritoli banesës së Kreshnik Mihjas. Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe ka shoqëruar disa të dyshuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test