Sulmi me tritol në Shkodër, ja pistat ku po heton policia - Bota Sot
Sulmi me tritol në Shkodër, ja pistat ku po heton policia

Shkodra

Sulmi me tritol në Shkodër, ja pistat ku po heton policia

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:10
Shkodër

Ende policia vendore e Shkodrës nuk ka asnjë person të dyshuar lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Lulzim Kulla në Shkodër. Rreth 20 persona janë shoqëruar në polici, por autorët nuk kanë arritur që të identifikohen. As pamjet nga kamerat e sigurisë nuk kanë zbuluar asgjë për efektivët.

Ngjarja mund të cilësohet edhe si një akt terrorist duke qenë se janë 8 persona të plagosur mes të cilëve 3 në gjendje të rëndë. Shitësit përballë vendit ku ndodhi shpërthimi tregojnë momentet e tmerrit ndërsa thonë se qytetarët nuk janë aspak të sigurt në Shqipëri.

Sipas burimeve hetimet për atentatin ndaj Lulzim Kullës lidhen me të kaluarën e tij duke qenë se është përfshirë në disa ngjarje. Një pistë tjetër sipas burimeve mund të jetë influencë për biznese në Shkodër. Grupi i hetimit e ka të vështirë ta zbardh ngjarjen për shkak se ka qenë e mirëmenduar dhe i realizuar nga profesionistë në një mënyrë të sofistikuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test