Shkodra, qarku me humbjet më të mëdha në rrjet! OSHEE: U proceduan 155 abonentë - Bota Sot
Shkodra, qarku me humbjet më të mëdha në rrjet! OSHEE: U proceduan 155 abonentë

Shkodra

Shkodra, qarku me humbjet më të mëdha në rrjet! OSHEE: U proceduan 155 abonentë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:36
Ilustrim

Qarku i Shkodrës vijon të jetë zona me nivelin më të lartë të humbjeve në rrjet.

Në këtë kuadër që në ditët e para të janarit një Task Forcë e posaçme po vepron në këtë zonë e cila përshin Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun me qëllim zbulimin e vjedhjeve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë kontrolleve të ushtruara për një periudhë rreth 1 mujore (10 janar – 15 Shkurt) janë proceduar penalisht 155 abonentë biznese dhe familjarë.

Vjedhje e energjisë elektrike nga konsumatorë që nuk kishin kontratë me OSHEE, vjedhje përmes lidhjeve të dyfishta jashtë sistemit të matjes dhe rilidhje e energjisë pas shkëputjes së saj por mosshlyerje të detyrimeve ishin edhe shkeljet e konstatuara nga Tas Forca.

Edhe pse sipas OSHEE niveli i humbjeve në katër vitet e fundit është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme, duke zbritur në vitin 2017 në 44.8%, sërish ky tregues rezulton i lartë në krahasim me zonat e tjera të vendit. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar niveli i arkëtimeve arriti një vlerë për 4.9 miliardë lekë, nga 2.5 miliardë lekë që ishte në 2013-2n.

OSHEE shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes apo abuzimit me energji elektrike. Ndërkohë, kujton se konsumatorët mund të përfitojnë përmes skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test