Humbi burrin dhe 3 fëmijët në aksident, Ervisa Preka mëson të vërtetën e kobshme

Shkodra

Humbi burrin dhe 3 fëmijët në aksident, Ervisa Preka mëson të vërtetën e kobshme

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:47
Evisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë.

Mbrëmja e kaluar ka qenë nata më e trishtë dhe më traumatizuese për Evisa Prekën. 37-vjeçarja e cila ndodhet ende në spitalin rajonal të Shkodrës, ka mësuar nga mjekët se tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti nuk jetojnë më, pasi humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë. Sapo ka marrë vesh lajmin e kobshëm Evisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë.

Menjëherë mjekët e spitalit të Shkodrës i janë gjendur pranë, duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit.

Kjo ka qenë e vetmja mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor Evisa Prekës, pas këtij lajmi tragjik që ajo ka marrë. Evisa Preka tashmë ende ndodhet nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Shkodrës.

Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit, por ajo që po monitorojnë mjekët është edhe rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj.

Nga ana tjetër në familjen Preka vazhdon që dhimbja të jetë e madhe ndërsa dyert e mortit janë të hapura për gjithë ata që shkojnë për vizita ngushëlluese.

Kujtojmë se nga aksidenti që ndodhi pasditen e së dieles, humbën jetën Edmond Preka 40 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, vajza 10 vjeçe, vajza 5 vjeçe dhe djali 9 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat