Basha nga Shkodra: Ajo që nisi me Kukësin s'do ndalet, pranvera nisi mbarë

Shkodra

Basha nga Shkodra: Ajo që nisi me Kukësin s'do ndalet, pranvera nisi mbarë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 13:47
Kryetari i PD, Lulzim Basha sot në Shkodër

Në përkujtimoren e "2 prillit", Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra, se “ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet”. Kreu demokrat foli nga Shkodra në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 persona. 

“Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin. Një Parti Demokratike e çliruar nga korrupsioni nga oligarkët, ka vetëm një interes, interesin enjerëzve të shkodranve dhe të shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të lirisë sot se gjithë çfarë kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim as nuk do ti harrojmë kur të vijë ora e përgjëgjësisë së pushtetit, nuk do të falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët. Nuk do të ketë pushtetarë, nga kryeministri deri te punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do të japë llogari”. 

Lulzim Basha, kryetar i PD. 

Basha tha se vendi nuk do ketë perspektivë ekonomike nëse nuk çrrënjosen të ashtuquajturit sipas tij oligarkë të cilët kanë kapur ekonominë shqiptare. “Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat