Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset biznesmeni

Shkodra

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset biznesmeni

Më: 5 maj 2018 Në ora: 13:33
Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, aty ku banorët janë alarmuar nga të shtënat me armë zjarri.

Mësohet se pre e plumbave ka rënë biznesmeni Xhevat Vataksi.

Ai ka marrë plagë të rënda në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Vataksi njihet si sipërmarrës në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave.

Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Bërdicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat