Fotoja e fundit që hodhi Bercana në rrjetin social... i vetmi dëshmitar okular i vdekjes së tij!

Shkodra

Fotoja e fundit që hodhi Bercana në rrjetin social... i vetmi dëshmitar okular i vdekjes së tij!

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 07:29
Boran Bercana me Silvi Ndocin

Fotoja e fundit që ka hedhur në rrjetin social 30 vjeçari Boran Bercana ka qenë pikërisht ajo e djalit, që ai e mbrojti me trup së bashku me Silvi Ndocin, që të mund të shpëtonte nga breshëria e plumbave.

Mbi 20 gëzhoja u gjëtën pranë makinës së bombarduar në plumba nga ekzekutorët që i morën jetën 30 vjeçarit dhe bashkëjetueses së tij.

Por në mes të kësaj tragjedie që ka prekur të gjithë Shkodrën, një dritë arriti të shpëtojë.

Pikërisht ky fëmijë, që është dhe postimi i fundit që ish polici ka bërë në rrjetin social, ditën e shtunë, disa orë përpara se të humbte jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në lagjen Naim Gjylbegu në Shkodër. Perona të paidentifikuar kishin mirëmenduar planin për ekzekutimin e ish efektivit të policisë. Në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk kishte kamera.

Më vonë këtë të dielë u gjend një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Në disa media është publikuar informacioni se Bercana kishte qëndruar në Francë prej disa kohësh ku dhe thuhet se ka kërkuar azil. Informacioni mbetet ende për t’u konfirmuar, por nëse rezulton i vërtetë, atëherë medoemos ka lidhje me atë që ka ndodhur këtë të dielë.

Policia ka hedhur disa pista, por hetimet pritet të jetë jo të lehta, pasi i vetmi dëshmitar okular i ngjarjes, është një fëmijë 1 vjeçar, i cili arriti t’i shpëtonte plumbave të ekzekutorëve, djali i Boranit dhe Silvës.

Image
Postimi i fundit i Bercanes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat