Zbulohet me sa plumba u bënë "shoshë" ish-polici dhe gruaja e tij

Shkodra

Zbulohet me sa plumba u bënë "shoshë" ish-polici dhe gruaja e tij

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:09
Boran Bërcama dhe Silvi Ndoci

Dalin detaje të reja nga vrasja e bujshme në Shkodër dy ditë më parë. Hetimet kanë saktësuar që janë 27 plumba që kanë dalë nga arma e krimit që ditën e dielë në orët e para të mëngjesit vrau ciftin Boran Bërcama dhe Silvi Ndoci.

Panorama shkruan se 21 plumba ka marrë i riu Boran Bërcama dhe 6 plumba e reja, duke bërë që të humbin jetën në vend.

Mësohet se autori i vrasjes kishte parkuar makinën para hyrjes së pallatit dhe ka qëlluar me breshëri sapo ka parë shënjestrën.

Por viktima sapo ka parë çfarë e priste, është munduar të shpëtojë duke lëvizur me makinë por nuk ka mundur as të përshkojë disa metra e u përplas me tunelin e pallatit, e më pas plumbat i kanë marrë jetën.

Deri tani nuk ka asgjë lidhur me shkaqet dhe motivet e këtij krimi. Mesohet se makina e perdorur nga autori rezulton e vjedhur, pas verifikimeve te bera nga numri i saj i shasise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat