Krimi i dyfishtë në Shkodër, ja çfarë po bënte i ‘frikshmi’ Safet Rustemi - Bota Sot
Krimi i dyfishtë në Shkodër, ja çfarë po bënte i ‘frikshmi’ Safet Rustemi

Shkodra

E hënë, 15 tetor 2018

Krimi i dyfishtë në Shkodër, ja çfarë po bënte i ‘frikshmi’ Safet Rustemi

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 22:42
Safet Rustemi

Në një artikull të medias belge “Le derniere heure” përmendet emri i Safet Rustemit, i cili thuhet të jetë një nga kriminelët shqiptarë më të kërkuar në Belgjikë dhe që sipas tyre, dyshohet se fshihet pikërisht në Velipojë.

Ky person, siç thekson shkrimi është parë në Shkodër në tarracën e një klubi ditën kur në këtë qytet ndodhi vrasja e dyshifishtë e ish-efektivit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.

“Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një çifti. Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”,- thekson shkrimi.

Ndër të tjera, qyteti i Shkodrës cilësohet ndryshe si një Palermo e re, ndërsa Velipoja e plazhet e saj siç thuhet në shkrim kontrollohen nga 5 familje mafioze. Sipas “Le derniere heure” Safet Rustemi shfrytëzon një plazh në Velipojë me kapacitete 620 shtretër dhe shezlongë.

Nga ana tjetër ai rezulton të jetë një nga personat më të kërkuar në Belgjikë. 33-vjeçari ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.

“Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë“,- theksohet në shkrim.

“5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës”, -shkruhet për Rustemin.

Avokati i tij, Sven Mary nuk ka reaguar as pas interesimit të kësaj gazete. “Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test