Parandalohet krimi në familje në Shkodër, pranga burrit të dhunshëm, i sekuestrohet automatiku - Bota Sot
Parandalohet krimi në familje në Shkodër, pranga burrit të dhunshëm, i sekuestrohet automatiku

Shkodra

E premte, 19 tetor 2018

Parandalohet krimi në familje në Shkodër, pranga burrit të dhunshëm, i sekuestrohet automatiku

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 16:42
Automatiku

Policia e Shkodër ka parandaluar një krim brenda familjes, ndërsa është vënë në pranga autori. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, i cili po dhunonte gruan e tij, shtetasen me inicialet V. Sh 25 vjeçe. Ka qenë kjo e fundit që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti.

Falë reagimit të shpejtë, forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shtetases V.Sh nga ana e bashkëshortit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” e “Dhuna në Familje” parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test