Lidhjet e forta me politiknë, biznesin dhe krimin! Kush është 53-vjeçari i vrarë në Shkodër - Bota Sot
Lidhjet e forta me politiknë, biznesin dhe krimin! Kush është 53-vjeçari i vrarë në Shkodër

Shkodra

E enjte, 18 tetor 2018

Lidhjet e forta me politiknë, biznesin dhe krimin! Kush është 53-vjeçari i vrarë në Shkodër

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:48
Fatbardh Lici

Fatbardh Lici, 53 vjeç, e ekzekutua me 10 plumba mëngjesin e sotëm teksa pinte kafen në një lokal në lagjen Guerile në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë, por edhe për shkak të lidhjeve familjare.

53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur.

Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit.

Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test