Tragjedia në Xhenova, ambasada shqiptare në Itali: Një prej viktimave do të prehet në Shkodër - Bota Sot
Tragjedia në Xhenova, ambasada shqiptare në Itali: Një prej viktimave do të prehet në Shkodër

Shkodra

E martë, 16 tetor 2018

Tragjedia në Xhenova, ambasada shqiptare në Itali: Një prej viktimave do të prehet në Shkodër

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:57
Marjus Djerri dhe Admir Bokrina

Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri, u prononcua në lidhje me dy shqiptarët që humbën tragjikisht jetën nga shembja e urës në Xhenova të Italisë.

Mes 39 viktimave janë dy shqiptarët Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Ambasadorja Anila Bitri u shpreh se një prej shqiptarëve që humbi jetën do prehet në Itali, ndërsa viktima tjetër do transportohet drejt Shkodrës.

“Deri në këto momente nuk kemi informacione për shqiptarë të tjerë të implikuar në këtë tragjedi apo shqiptarë të lënduar, por kërkimet vazhdojnë nga autoritetet. Ne kemi ndjekur këtë situatë fatkeqësie dhe po bashkëpunojmë me autoritetet italiane. Ne kemi telefonuar edhe familjarët e dy shqiptarëve dhe ofrojmë gatishmërinë për nevojat që do kenë familjarët e viktimave.

Nëse familjarët duhet të kthejnë trupat në Shqipëri ose atje kur ata duan. Kemi një kërkesë për të rikthyer trupin e një prej viktimave në Shkodër, ndërsa në rastin tjetër mesa duket do qëndrojë në Itali, pranë familjes. Ne jemi pranë familjarëve. Në Xhenova janë diplomatë dhe konsulli ynë i nderit që po ndjekim situatën. Kemi pasur rastin dhe kemi marrë ngushëllime nga prefekti dhe kryetari i bashkisë të Xhenovas për humbjen e dy jetës së dy shqiptarëve”- tha ambasadorja shqiptare për “News 24”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test