Hetimet: Si u ekzekutua babai i 2 fëmijëve në Shkodër… - Bota Sot
Hetimet: Si u ekzekutua babai i 2 fëmijëve në Shkodër…

Shkodra

E enjte, 15 nëntor 2018

Hetimet: Si u ekzekutua babai i 2 fëmijëve në Shkodër…

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 07:45
Arjan Verracaku

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në Shkodër.

Burime nga policia lokale thanë se viktima ishte adhurues i kuajve, madje dyshohet se ka qenë duke kalëruar kur është qëlluar për vdekje.

Dy plumba ka marrë edhe kali me të cilin ai po kalëronte. Mendohet se ekzekutori e ka ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas ka qëlluar me rreth 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur të riun i cili ka vdekur menjëherë. Dyshimet janë se ekzekutori ka pasur edhe bashkëpunëtorë.

Në Shkodër, pritet të shkojë edhe Drejtori i Policisë, Ardi Veliu.

Arjan Verracaku ose siç njihet ndryshe Ferracaku , 30 vjeç, është personi i cili u gjet i pajetë këtë të shtunë në zonën e Livadhës, në periferi të Shkodrës.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë dhe siç bëjnë me dije burime nga policia lokale, kanë zbuluar se i riu është qëlluar me armë zjarri. Të njëjtat burime shtuan se nga këqyrja parapake e kufomës dhe vendngjarjes, është konstatuar se ai vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

“Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh,  tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri  shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku  kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet  e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë  në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Arjan Ferracaku nga Shkodra është babai i dy fëmijëve. Ai njohët edhe si biznesmen: konkretisht si pronar i dy lokale në Velipojë. Nga të dhënat parapake që japin burime policore, mësohet se Ferracaku është i pastër penalisht dhe nuk njihet si person problematik.

Pranë trupit të pajete të 31-vjeçarit është gjetur edhe një makinë e djegur. Dyshimet e policisë janë makina është djegur disa ditë më parë dhe nuk besohet të ketë lidhje me vrasjen e të riut.

Identifikohet personi qe u gjet i vrare mesditen e sotme ne Shkoder. Viktima, eshte Arjan Ferracaku 31 vjeç. Ai eshte gjetur jashte nje automjeti qe u gjet i braktisur ne nje zone ne periferi te qytetit.

Zona ku është gjetur viktima njohet si Livadhe, nje zone ku me pare jane gjetur makina qe jane perdorur per krime te ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test