“Forca e Ligjit” në veprim, policia detaje nga operacioni në Shkodër - Bota Sot
“Forca e Ligjit” në veprim, policia detaje nga operacioni në Shkodër

Shkodra

E diel, 18 nëntor 2018

“Forca e Ligjit” në veprim, policia detaje nga operacioni në Shkodër

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:43
Policia

Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.

Në një deklaratë për mediat, policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth operacionit të nisur një natë më parë.

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

Operacioni nisi të mërkurën rreth orës 02:30 të mëngjesit, e gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mësohet se në prangat e policisë janë vënë: Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Erogen Brajoviç,

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar: 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë); 6 mjete të blinduara;
• rreth 800 fishekë; 1 armë e ftohtë, 10.500 euro; 3 makina lojërash fati; njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; telefona celularë dhe karta telefonike; 2 veshje antiplumb.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test