Digjet një veturë në Shkodër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme - Bota Sot
Digjet një veturë në Shkodër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shkodra

E hënë, 22 tetor 2018

Digjet një veturë në Shkodër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 08:23
Ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Mjeti tip “Ford” me targa AA 368 RA, në pronësi të shtetases më iniciale A. L. ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka, transmeton tch. Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autor. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test