Furtunë në spitalin e Shkodrës - Bota Sot
Furtunë në spitalin e Shkodrës

Shkodra

E hënë, 22 tetor 2018

Furtunë në spitalin e Shkodrës

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:49
Ilustrim

Prokuroria e Shkodrës mësohet se kishte nisur prej muajit Korrik hetim për këta punonjës të spitalit për shpërdorim detyre. Pas një hetimi dy mujor policia ka vënë në pranga 7 mjekë të spitalit të Shkodrës. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke blerë ilaçe dhe medikamente mjekësore jashtë kritereve dhe kapacitetit të spitalit.

Mes të arrestuarve është ish-drejtori i Spitalit të Shkodrës, Përparim Çela, i cili ka mbajtur këtë detyrë deri në korrik të vitit të kaluar. Në pranga u vunë edhe mjeku Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini, dhe infermieri Renato Kepi.

Ndërsa dy mjekë të tjerë janë shpallur në kërkim. Pjesë e hetimit janë dhe tri punonjëse të tjera të Spitalit Rajonal të Shkodrës, të cilat do të hetohen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Personat në hetim akuzohen se kanë blerë medikamente dhe pajisje që përdoren për ndërhyrje kirurgjikale, të panevojshme me vlerë 57 milionë Lekë. Gjithashtu, këto produkte janë blerë shumë pranë afatit të skadencës, përveçse të panevojshme për spitalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test