U arrestuan për korrupsion në hipotekë, dalin para gjykatës 4 ‘sekserët’ e Shkodrës - Bota Sot
U arrestuan për korrupsion në hipotekë, dalin para gjykatës 4 ‘sekserët’ e Shkodrës

Shkodra

E hënë, 22 tetor 2018

U arrestuan për korrupsion në hipotekë, dalin para gjykatës 4 ‘sekserët’ e Shkodrës

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 11:01
Ilustrim

Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së rrethit Shkodër, 4 të arrestuarit për korrupsionin në hipotekën e këtij qyteti. 4 të arrestuarit, janë të përfshirë në korrupsionin në këtë hipotekë, pasi merrnin para dhe jepnin certifikatë pronësie. Ata u arrestuan më 21 shtator.

Specialisti i Hipotekës, Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagjen Tom Kola në Shkodër, u kap mat në momentin që dha para brenda hipotekës dhe mori një certifikatë pronësie për Ndoc Tarajn.

Rolet e të arrestuarve dhe ndaluarve në rastin e korrupsionit

Johan Zefi, 39 vjeç, banues në lagje Tom Kola, Shkodër (Specialist në Hipotekë)

Ndoc Taraj, 70 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, (Përfituesi i certifikatës)

Juristi Mirjan Bletaj, 31 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër (juristi bashkëpunëtor)

Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër. (Sekseri)

Skema e funksionimit të tyre

Në mesin e të ndaluarve është edhe juristi i Hipotekës së Shkodrës, Mirjan Bletaj, këshilltar në bashkinë e Shkodrës, që dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen. Sokol Tirana, 49 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, është i arrestuar pasi dyshohet se ka bërë punën e sekserit të këtij grupi.

Shtetasit e sipërpermendur dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vijojnë hetimet për dokumentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test