Shkodër, burg për Safet Bajrin; blindohet gjykata - Bota Sot
Shkodër, burg për Safet Bajrin; blindohet gjykata

Shkodra

Shkodër, burg për Safet Bajrin; blindohet gjykata

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 12:39
Gjykata e Shkodrës

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Safet Bajrin, nën masa të shumta sigurie.

Safet Bajri, një nga anëtarët e bandës “Bajri”, të goditur disa ditë më parë nga policia, ka mbërritur sot nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkodrës. Forca të shumta policia kanë rrethuar gjykatën, ndërsa Bajri ka mbërritur me një mjet të blinduar.

Burime bëjnë me dije se në seancë do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë për akuzat në Belgjikë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim.

Pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri do të vijë në Tiranë për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...