EMRI/ Ky është kreu i ri i hipotekës së Shkodrës - Bota Sot
EMRI/ Ky është kreu i ri i hipotekës së Shkodrës

Shkodra

E hënë, 22 tetor 2018

EMRI/ Ky është kreu i ri i hipotekës së Shkodrës

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:31
Foto

Pas ‘fortunës’ në Hipotekën e Shkodrës, Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur edhe pasardhësin e Zamir Lekës, i cili u arrestua në krye të  këtij institucioni.

Me detyrën i ‘komanduar’ Ministria Etilda Gjonaj, ka zgjedhur që të caktojë në krye të këtij institucioni të shumëpërfolur, një figurë që e njeh Shkodrën.

Gjokë Jaku, është emëruar Drejtor i ZRVPP në Shkodër.  Gjok Jaku është nga Lezha dhe ka qenë dy herë kryetar bashkie i këtij qyteti.

Ai ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Shkodrës.

Në vitin 2005 Gjokë Jaku i shpëtoi për mrekulli një atentati me armë.

Ai u qëllua në hyrje të banesës së tij dhe plumbat që mori në zonën e këmbëve e lanë të plagosur.

Ndërkohe që Jaku ka qenë edhe Zv/Ministër i Bujqësisë në vitin 2015

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test