Shkodër: Korrupsioni në Hipotekën, apeli lë në burg ish-drejtorin - Bota Sot
Shkodër: Korrupsioni në Hipotekën, apeli lë në burg ish-drejtorin

Shkodra

Shkodër: Korrupsioni në Hipotekën, apeli lë në burg ish-drejtorin

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 10:45
Zamir Leka

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e Hipotekës në Shkodër Zamir Leka ndërsa ka dhënë “arrest shtëpie” për ish juristen Frida Mirashi.

Gjatë seancës në apel ish drejtori i hipotekës Zamir Leka për shkak të rrethanave familjare pasi gruaja e tij është shtatzënë ka kërkuar që ti jepet një masë më lehtësuese duke qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore, por gjykata e apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Ish drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Shkodrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test