Pjesa më e madhe e qytetit të Shkodrës është pa energji elektrike. OSHEE bëri të ditur se “për shkak të një avarie në çelësin 20kV të nënstacionit Shkodra 1, kanë mbetur pa energji disa lagje të qytetit Shkodër. Brigadat e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit”. Përpos abonentëve familjare dhe bizneseve pa energji kanë mbetur edhe zyrat e shtetit, policia, ujësjellësi, etj.
Konkretisht janë pa energji
Bashkia Shkodër
Prefektura
Ujësjellësi
Komisariati i Policisë
Lagjet “Vasil Shanto”, “Skenderbeg”, “Tom Kola”, “Perlat Rexhepi”, Hotel “Koloseu”, Rus, Dergut, Sarreq, Dobraç, Kiras, “Fari Ramadani”, “Vojo Kushi” “Qemal Stafa”.