Një i vrarë dhe një i plagosur në Shkodër, rindërtohet skena e krimit - Bota Sot
Një i vrarë dhe një i plagosur në Shkodër, rindërtohet skena e krimit

Shkodra

Një i vrarë dhe një i plagosur në Shkodër, rindërtohet skena e krimit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 08:31
Atentati në Shkodër

Një ekzekutim mafioz u shënua këtë të mërkurë në mes të qytetit të Shkodrës, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

40-vjeçari Fatos Ferracaku u qëllua për vdekje në kokë dhe në gjoks, ndërsa miku i tij Fatmir Mehaj me të cilën ndodhej në një lokal në lagjen “Partizani”, në vendin e quajtur ‘Merkata Rus”, mbeti i plagosur në kofshën e këmbës.

Bazuar në dëshmitë e marra nga policia, rezulton se kanë qenë dy persona me motorë dhe me skafandra në kokë ata që kanë bërë atentatin.

Njëri ka qëndruar në motor, ndërsa tjetri i veshur me xhup të kuq me të bardhë dhe me skafandër të kuqe në kokë, ka zbritur për të kryer atentatin.

Pasi e ka qëlluar Ferracakun nga një distancë prej disa metrash, ai është afruar dhe e ka qëlluar në kokë, duke u siguruar që e kishte kryer ekzekutimin.

Atentatori është ka hipur me shpejtësi në motor dhe ka qëlluar në ajër, duke tentuar të mbajë larg personat që ndodheshin në zonë.

Sakaq një motor ngjyrë gri tip “TMAX” 550 kubik, me shpejtësi të madhe, është gjetur i djegur pak pas krimit në lagjen “Guerrile”, i cili mendohet se është përdorur nga autorët.

Një efektiv policie i cili në momentin e ngjarjes ishte civil ka tentuar që të ndjekë autorët por pa rezultat, për shkak të largimit me shpejtësi të madhe.

Bazuar në dëshmitë e marra atentatori poshtë skafandrës ka pasur edhe kapuç të zi të çarë vetëm në pjesën e syve, çka nuk lejonte identifikimin e tij, ndërsa drejtuesi i motorit ka qenë me skafandër në kokë.

Paraprakisht dyshohet se ekzekutimi është kryer nga një vrasës profesionist, duke pasur parasysh saktësinë e ekzekutimit dhe mënyrën e veprimit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test