Atentati ndaj Ferracakut: Dalin në dritë detaje të reja - Bota Sot
Atentati ndaj Ferracakut: Dalin në dritë detaje të reja

Shkodra

Atentati ndaj Ferracakut: Dalin në dritë detaje të reja

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:08
Atentati në Shkodër

Dalin detaje të reja nga vrasja mafioze e Fatos Ferracakut dhe plagosja e Fatmir Mehaj meditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se policia ka shoqëruar deri tani rreth 20 persona për marrjen në pyetje, mes tyre edhe dëshmitarë okularë.

Nga dëshmitë e personave në fjale dhe këqyrja e disa kamerave të sigurisë, rezulton se vetëm një person është përfshirë në vrasje, ndërsa bashkëpunëtori i dytë e ka pritur në motorin TMAX 550 kubik, ngjyrë i errët, me të cilin janë larguar nga vendngjarja dhe më pas e kanë djegur.

Sipas Ora News, autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori kanë qenë me skafandra të errëta, ku autori mësohet se është afruar pranë viktimës në një distancë më pak se 10 metra dhe ka shtënë ndaj tij.

Ai ka patur një xhaketë ngjyrë të kuqe veshur, sipas dëshmive të tregtarëve që kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë personi që mbeti i  plagosur, Fatmir Mehaj, është qëlluar pasi tentoi të ndërhynte për të ndaluar ngjarjen, thonë burime policore.

Mbetet i vështirë identifikimi sipas policisë për shkak se nga pamjet e verifikuara përmes kamerave, skafandrat nuk lejojnë të dallohen fytyrat e autorëve apo ndonjë tipar dallues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test