Parandalohet konflikti, arrestohen 4 persona në Shkodër - Bota Sot
Parandalohet konflikti, arrestohen 4 persona në Shkodër

Shkodra

Parandalohet konflikti, arrestohen 4 persona në Shkodër

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:13
Foto

Policia e Shkodrës ka reaguar shpejt, pas raportimit për të shtëna në ajër me armë zjarri, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, e duke prangosur 4 persona gjithsej.

Në flagrancë janë arrestuar dy persona të përfshirë në konflikt, ndërsa më pas edhe dy shokë të tyre, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi Enton Dushaj është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj në një lokal, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Në largim e sipër, Enton Dushaj ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë. Ndërsa policia, me marrjen e njoftimit ka reaguar në kohë, duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë, shokë të tyre.

Enton Dushaj, 33 vjeç, akuzohet për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”, “kanosje” dhe “prishje të qetësisë publike”, ndërkohë që 26-vjeçari Kristian Shkambi dhe 38-vjeçari Eduard Bajramaj akuzohen për “moskallëzim krimi”. Ardit Bajramaj, 27 vjeç, veç moskallëzimit të krimit akuzohet edhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”.

Policia po punon tashmë për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Dushaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test