“Pronësia” penalizon fermerët e Shkodrës, nuk përfitojnë nga fondet e BE-së për bujqësinë - Bota Sot
“Pronësia” penalizon fermerët e Shkodrës, nuk përfitojnë nga fondet e BE-së për bujqësinë

Shkodra

“Pronësia” penalizon fermerët e Shkodrës, nuk përfitojnë nga fondet e BE-së për bujqësinë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:53
Ilustrim

94 milion euro janë vënë në dispozicion nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Ipard II për mbështetjen e bujqësisë.

Por fermerët shkodranë thonë se kanë një sërë problematikash që i pengojnë të përfitojnë fonde.

Një nga problemet kryesore mbetet certifikata e pronësisë, për të cilën ende nuk ka zgjidhje, pavarësisht premtimit të Kryeministrit për mbylljen e këtij procesi.

Fermerët: “Të gjithë fermerët këtu janë mbi 200 vetë. Kemi qenë 300 herën tjetër. E kanë marrë 50 vetë.”

“Janë rreth 8170 hektarë që janë nën pushtetin e pyllit. Edhe të duan të shkojnë të pastrojnë ata ullinj, nuk i lë Policia Pyjore sa të dalin në rrugë sepse i thotë: Keni prerë dru.”

Shqetësimi u ngrit nga fermerët ndërsa u njohën me kriteret për të qenë fitues nga përfaqësues të AZHBR.

Frida Krifca: Janë skualifikuar për mosplotësim të kritereve të verifikimit në terren, mosdorëzim dokumentacioni, mospërmbushje të kriterit minimal në fazën fillestare, mospërmbushje të kriterit të kontrollit administrativ.

Aplikimet do të nisin më 30 nëntor dhe fermerët kanë afat deri në janar të vitit të ardhshëm për procedurat, ku zyrtarët e bujqësisë kanë ofruar ndihmë në 50 pika informacioni që do të hapen në të gjithë vendin!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test