Në Shkup ka 15 mijë fëmijë të pavaksinuar

Shkupi

Në Shkup ka 15 mijë fëmijë të pavaksinuar

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 20:28
Ilustrim

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot është mbajtur konferencë për shtyp, me rastin e gjendjes aktuale pas paraqitjes së disa rasteve të fruthit.

Në konferencën e sotme u njoftua se nga kontrollet në terren është konstatuar se në Shkup gjithsej të pavaksinuar janë rreth 15 mijë fëmijë të moshës deri 14-vjeçare.

Nga ky numër përqindja më e ulët e të pavaksinuarve është tek fëmijët parashkollor, gjegjësisht prej 39 mijë fëmijëve të lindur në periudhën 2013-2017, 11.256 nuk janë të vaksinuar.

Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik tha se këto të dhëna janë mesazh për prindërit që të kuptojnë seriozitetin e fruthit dhe rrezikun e përhapjes së kësaj epidemie.

Ai tha se në 9 nga 10 persona, të cilët kanë pasur kontakt me persona të sëmurë, ekzistojnë kushte serioze që të preken nga sëmundja, në qytetin e Shkupit dhe qytete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat