Ndërron jetë një person nga zjarri që shpërtheu në shitoren për goma

Shkupi

Ndërron jetë një person nga zjarri që shpërtheu në shitoren për goma

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Shkup

Një person i cili gjatë zjarrit që shpërtheu në një shitore për goma, nuk ka arritur të shpëtojë nga lëndimet që mori nga flakët.

Këtë për SDK e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një burrë, i cili edhe pas tentimeve të zjarrfikësve për ta larguar nga zjarri, nuk ka arritur të mbijetojë.

Shkaktar për zjarrin i cili shpërtheu në shitoren për goma dhe servis të motoçikletave në rrugën “Jordan Mijallkov”, thuhet të jetë shpërthimi i bombolës së gazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat