Po pastrohet bora nëpër rrugët e Shkupit - Bota Sot
Po pastrohet bora nëpër rrugët e Shkupit

Shkupi

Po pastrohet bora nëpër rrugët e Shkupit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 22:57
Po pastrohet bora nëpër rrugët e Shkupit

Ekipet e ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” – Shkup gjatë gjithë ditës por edhe në orët e vonshme të natës punojnë në pastrimin e borës nga bulevardet dhe pjesës më të madhe në të gjitha komunat e Shkupit, informojnë nga NP “Higjiena komunale”.

“Përafërsisht 80 punëtorë janë të angazhuar në pastrimin e pjesës qendrore, Çarshisë së vjetër, sheshit dhe rrugës ‘Maqedonia’, si dhe rajoni rreth spitalit të qytetit, spitali shtetëror dhe poliklinika ‘Bit Pazar’. Po pastrohet edhe trotuaret dhe urat, me qëllim që të mundësohet lëvizja e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.

Nga NP “Higjiena komunale’ theksojnë se do të vazhdojnë aktivitetet edhe gjatë natës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...