Autostrada Shkup-Bllacë, tenderi do të publikohet muajin e ardhshëm

Shkupi

Autostrada Shkup-Bllacë, tenderi do të publikohet muajin e ardhshëm

Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Tenderi për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë do të publikohet muajin e ardhshëm dhe punët ndërtimore pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të këtij viti, tha sot në konferencën për shtyp zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov.

Me ndërtimin e autostradës 12.5 km dhe investimit me vlerë prej 110 milion euro, pritet që udhëtimi ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit të zvogëlohet për dy orë e 45 minuta.

Zv. kryeministri Osmani theksoi se ky është një projekt strategjik për Maqedoninë dhe se Kosova është tregu më i lirë dhe më i përshtatshëm i eksportit për vendin.

Për pjesën e parë prej 1.9 km deri më 20-tinë e këtij muaji, duhet të mbarojë i tërë projektimi, me çka do të pason shpallja e tenderit. Kjo pjesë e autostradës duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Paralelisht me aktivitetet për fazën e parë do të punohet edhe për projektimin e fazës së dytë nga pjesa Bllacë-Stenkovec e cila është me gjatësi prej 10.5 kilometra. Për këtë pjesë është paraparë që të publikohet tender në tre mujorin e vitit të ardhshëm.

Të gjitha punët e ndërtimit të autostradës pritet që të përfundojnë në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat