Hapet shtëpi për prindërit që nuk janë nga Shkupi, fëmijët e të cilëve mjekohen në Klinikën e Fëmijëve - Bota Sot
Hapet shtëpi për prindërit që nuk janë nga Shkupi, fëmijët e të cilëve mjekohen në Klinikën e Fëmijëve

Shkupi

Hapet shtëpi për prindërit që nuk janë nga Shkupi, fëmijët e të cilëve mjekohen në Klinikën e Fëmijëve

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:47
Hapet shtëpi për prindërit që nuk janë nga Shkupi, fëmijët e të cilëve mjekohen në Klinikën e Fëmijëve

Dje në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup është hapur shtëpi për prindërit që nuk janë nga Shkupi, fëmijët e të cilëve janë të prekur nga sëmundjet malinje dhe mjekohen në Departamentin për Hemato-Onkologji në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve.

Në këtë shtëpi ka dy apartamente me dy dhoma, çdo njëra me tualet të veçantë dhe hapësira të përbashkëta. Në këtë shtëpi do të mund të vendosen vetëm prindërit e fëmijëve të janë të shtrirë në Klinikë dhe të cilët nuk kanë mundësi të vendosen në hotel ose vende tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo ka qenë një shtëpizë e vjetër e rrënuar e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilën shoqata “Sano” me ndihmën e donacioneve e ka rinovuar. Me këtë duam t’ju dalim në ndihmë prindërve në momentet e tyre të vështira”, tha Filipçe.

Ai tha se prindërit do të mund të qëndrojnë në këtë shtëpi, derisa fëmijët e tyre të jenë të shtrirë në Klinikë.

Ndryshe, për funksionimin e pandërprerë të shtëpisë do të kujdeset shoqata “Sano” ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka marrë për obligim shërbimet komunale për shtëpinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...