Fëmijët lypës nëpër udhëkryqe janë imazh i zakontë i Shkupit

Shkupi

Fëmijët lypës nëpër udhëkryqe janë imazh i zakontë i Shkupit

Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Pa dallim se a janë temperaturat minus apo në temperaturat më të nxehta të verës, fëmijët lypës dhe gratë me foshnjë në duar janë fotografia që çdo ditë e shohim nëpër udhëkryqet e Shkupit. Në Momentin kur ata përballen me duart e shtrira që lypin ata përballen me një servi veprash penale si shkelja e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Institucionet kompetente si Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme fajin e çojnë nga njëri te tjetri institucion.

“Mendojmë se bartës i aktiviteteve duhet të jetë MPB ku do t’i evidentojë ato persona, e më pastaj do t’i dërgojë në Qendrën për punë sociale ku sipas vlerësimit të ekspertëve do të marrin ndihmën e nevojshme dhe mbështetje”, thotë Natasha Stanoeviq nga Qendra për përkujdesje sociale.

Ajo shton se për fat të keq nuk ka aksione të këtilla dhe se vetëm punëtorët social dalin në terren në këtë acar për t’u përkujdesur për ndonjë familje.

Ministria e Punëve të Brendshme reagoi ndaj këtij qëndrimi duke thënë se po ndërmerren masa me koordinim me institucionet tjera kompetente.

“Mund të them se vitin e kaluar në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup janë evidentuar dhjetëra vepra penale sipas nenin 201 të Kodit Penal të Maqedonisë”, thotë zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Me ndryshimet e reja në Ligjin për mbrojtje sociale shkohet në atë që prindërit të jenë të punësuar, fëmijët rregullisht të jenë të regjistruar në shkollë ku do të marrin të hyra të garantuara për të mund të funksionojë familja. Në vitin 2000, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ratifikoi Konventën e Organizatës ndërkombëtare për punë për punë për ku bëhet ndalimi i formave të këqija të keqpërdorimit të punës së fëmijëve. Për fat të keq edhe pas 19 viteve, pas disa udhëkryqeve në Shkup ju shihni se institucionet kanë dështuar në këtë drejtim duke parë fëmijë lypës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat