Shkupi, qyteti me ajrin më të ndotur në botë - Bota Sot
Shkupi, qyteti me ajrin më të ndotur në botë

Shkupi

Shkupi, qyteti me ajrin më të ndotur në botë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:47
Shkup

Qyteti i Shkupit të shtunën ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit. Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse ka kapërcyer normat e lejuara, madje për dhjetëra herë.

Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, kanë nisur zbatimin e masave urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Transporti publik prej sot bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në komunikacion, raporton REL.

Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe punët ndërtimore. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në lokacionet ku dyshohet se bëhen djegia të gomave dhe materialeve tjera helmuese.

Ministria e Arsimit e Maqedonisë ka urdhëruar se gjysmë vjetori i dytë nëpër shkollë që do të duhej të fillonte të hënën, të shtyhet të paktën për dy ditë.

Por, këto masa nga opozita dhe sektori civil janë vlerësuar më tepër si populiste sesa masa që mund të japin efekte.

OJQ-të kanë kërkuar masa afatgjata, si subvencione për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe jo ndihmë vetëm për disa qindra amvisëri, si dhe masa në sektorin e ndërtimtarisë, ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit si dhe masa tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...