Shkupi, i pari në botë për ajrin e ndotur

Shkupi

Shkupi, i pari në botë për ajrin e ndotur

Më: 20 janar 2019 Në ora: 22:30
Shkupi

Qyteti i Shkupit ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit.

Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse, ka kapërcyer normat e lejuara, madje me disa dhjetëra herë.

Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë kanë nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtjen nga ndotja e ajrit.

Transporti publik prej të dielës bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në qarkullim. Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe punimet në kantieret e ndërtimit. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në vendet ku dyshohet se bëhet djegia e gomave dhe materialeve të tjera helmuese.

Ministria e Arsimit e Maqedonisë ka urdhëruar që gjysma e dytë e vitit nëpër shkolla, që duhej të fillonte të hënën, të shtyhet të paktën edhe me dy ditë. Por, këto masa nga opozita dhe sektori civil janë vlerësuar më tepër si populiste sesa si masa që mund të japin efekte.

OJQ-të kanë kërkuar masa afatgjata, si subvencione për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe jo ndihmë vetëm për disa qindra familje, si dhe masa në sektorin e ndërtimtarisë, ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit apo edhe për masa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat