Qytetarët e Shkupit prej sot mund të aplikojnë për subvencione për stufa me peletë - Bota Sot
Qytetarët e Shkupit prej sot mund të aplikojnë për subvencione për stufa me peletë

Shkupi

Qytetarët e Shkupit prej sot mund të aplikojnë për subvencione për stufa me peletë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit informon qytetarët që do të blejnë stufa me peletë prej 7 nëntorit 2018 deri 30 nëntor 2019, se do t’ju kompensojë harxhimet deri 70 për qind, por jo më shumë se 30 mijë denarë për amvisëri, duke përfshirë edhe tatimin personal.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se kjo shpallje do të realizohet përmes parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”.

“Kjo masë bëhet me qëllim që të stimulohen qytetarët që të shfrytëzojnë mjete më cilësore për ngrohje, që të ulet ndotja e ajrit dhe të ketë efikasitet energjetik”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se thirrja publike do të zgjasë deri më 30 nëntor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...