A dhanë rezultat masat kundër ajrit të ndotur në Shkup?

Shkupi

A dhanë rezultat masat kundër ajrit të ndotur në Shkup?

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:59
Ilustrim

Masat kundër ajrit të ndotur, siç ishte me transportin publik falas apo rritjen e çmimit të parkingut zgjatën dy ditë. Por sa ndikuan në pastrimin e ajrit?

Edhe pse stacionet matëse të ajrit tregojnë ajër më të pastër, Zhaklina Anastasova nga Lëvizja për ajër më të pastër, thotë se stacionet matëse të Bashkisë së Shkupit për t’i mbyllur sytë. Sipas saj, amvisëritë dhe automjetet nuk janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit duke cekur se ndotja shkaktohet edhe nga autobusët e vjetër, fabrikat pa filtra dhe numri i madh i ndërtesave në qytet.

Edhe këshilltarja e Bashkisë së Shkupit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Svetllana Kollariq akuzoi se masat që i ka ndërmarr Bashkia e Shkupit janë pa analiza të kryera.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se masat e fundit kundër ndotjes së ajrit janë afatshkurta dhe urgjente, që ndërmerren vetëm në ditë alarmante.

“Bashkia e Shkupit është e përqëndruar në masa afatgjate siç janë zgjidhja e problemit të nxehjes tek amvisëritë dhe institucionet përmes shoqërisë aksionare të Bashkisë, zgjidhja e problemit të transportit publik dhe komunikacionit përmes projekteve siç janë tramvaji, eco-autobusë”, thonë nga Bashkia e Shkupit duke shtuar se të githa aktivitetet duhet të ndërmerren me ekspertë dhe organizata që merren me këtë problematikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat