Sot Shkupi është kryeqyteti me ajër më të ndotur në botë

Shkupi

Sot Shkupi është kryeqyteti me ajër më të ndotur në botë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:04
Ilustrim

Me indeks të kualitetit të ajrit 217, Shkupi sot është kryeqyteti më i ndotur në botë. Të dhënat e publikuara në ueb faqen e “AirVisual” tregojnë se Shkupi është kryeqyteti më i ndotur në botë, ndërsa ndotje serioze të ajrit ka në qytetet Tetovë dhe Strumicë, transmeton Botasot.info

Sipas stacioneve matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor, në mëngjes grimcave të dëmshme PM 10 ka në Komunën Karposh me 214 metër kub, ose katër për qind më shumë se kufiri i lejuar. Mbrëmë grimca të dëmshme PM10 janë vërejtur në Qendër me 371 metër kub, ose shtatë herë mbi të lejuarën. Stacionet matëse në Lisiçe dhe Gazi Babë ende nuk punojnë.

Ndryshe, Shkupi mbrëmë ishte qyteti më i ndotur në botë, me indeks me kualitet të ajrit 266. Pas saj ishin Lahore nga Bangdaleshi dhe Delhi i Indisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat