Shkup, policia sanksionon 34 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shkup, policia sanksionon 34 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup policia ka sanksionuar 34 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 25 shoferë të cilët kanë përdorur celularin gjatë vozitjes, 18 shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurisë, 15 shoferë kanë qenë pa leje për vozitje, si dhe dy fillestarë.

Gjithashtu janë sanksionuar edhe dy këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Ndërsa me ndihmën e makinës speciale (merimangës), janë larguar 60 makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat