Shkup, 14 aksidente vetëm gjatë ditës së djeshme

Shkupi

Shkup, 14 aksidente vetëm gjatë ditës së djeshme

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 14 aksidente, nga të cilët një person ka marrë lëndime të rënda, ndërsa 11 persona kanë kaluar vetëm me lëndime të lehta.

Nga MPB informojnë se gjatë 24 orëve policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve.

“Janë sanksionuar 43 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, 16 shoferë janë larguar nga trafiku. 13 shoferë kanë drejtuar makinën pa leje për vozitje, ndërsa katër tjera janë përjashtuar nga komunikacioni pasi kanë qenë të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat