Gjorgjievski: Në Shkup sundon kaosi dhe krimi - Bota Sot
Gjorgjievski: Në Shkup sundon kaosi dhe krimi

Shkupi

Gjorgjievski: Në Shkup sundon kaosi dhe krimi

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:08
Orce Gjorgjievski

Orce Gjorgjievski, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së në konferencë për shtyp sot deklaroi se “për vetëm një muaj në kryeqytet janë paraqitur 20 grabitje dhe se nuk ka ditë të mos nxirret armë në Shkup”.

Ai tha se në shënjestër janë pompat e benzinit, bastoret sportive dhe postat dhe se nuk dihet kur do të del viktima e parë për shkak se, siç tha ai, Oliver Spasovski dhe funksionarët tjerë janë të pa interesuar të veprojnë apo janë në koalicion me krimin.

“Oliver Spasovskit i interesojnë vetëm ambiciet personale dhe karriera. Në vend se të kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe rendit dhe qetësisë publike, ai bën fushatë për kryetar shteti dhe nuk ndërmerr asgjë në uljen e krimit”, tha Gjorgjievski.

Ai gjithashtu ceku se nuk ka vend në Shkup, s’ka dit, ku nuk është kryer grabitje dhe se qyteti është shndërruar në arenë gjaku. “Kriminelët po qeverisin rrugët e Shkupit, ndërsa policia nuk është askund për t’i mbrojtur qytetarët tonë. Kjo qeveri e shkatërroi sigurinë dhe është e paaftë të garantojë sigurinë e qytetarëve”, tha mes tjerash Gjorgjievski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...